“Putin ka sindromin e burrit të shkurtër”

“Putin ka sindromin e burrit të shkurtër”

Vladimir Putin ka “sindromin e burrit të shkurtër” dhe një pikëpamje “macho” për botën, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Lideri rus është “lunatik” pretendoi gjithashtu sekretari britanik.

Komentet e tij erdhën pasi që kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se pushtimi i liderit rus të Ukrainës është shembull i “maskulinitetit toksik” dhe një presidente grua nuk do ta bënte një gabim të tillë.

Wallace për LBC Radio tha: “Unë sigurisht mendoj se pikëpamja e Putin për vetveten dhe botën është një sindrom i burrit të vogël, një pamje macho”.

“Por unë mendoj se sfida e vërtetë këtu është pikëpamja e sistemit rus është që disi disa shtetet janë më pak shtete se disa tjera, të drejtat e tyre nuk llogariten. Nëse ata duan të bëhen pjesë e një historie të re, duket se ata mendojnë që ajo bëhet nëpërmjet dhunës dhe pushtimit”.

“Dhe unë mendoj se kjo është diçka për të cilën duhet të brengosemi”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: