Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të udhëtojë në Turqi për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën.

Siç shkruan BBC, Kremilini ka bërë të ditur se delegacioni i Rusisë në bisedimet e së enjtes në Stamboll do të kryesohet nga ndihmësi presidencial, Vladimir Medinksy.

Ndërsa, delegacioni ukrainas do të kryesohet nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili nesër do të jetë në kryeqytetin turk, për t’u takuar fillimisht me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Periskopi.

Putini dhe Zelensky nuk kanë pasur takim kokë me kokë që nga dhjetori i vitit 2019, ndërsa Rusia dhe Ukraina zhvilluan negociata të drejtpërdrejta për herë të fundit në mars të vitit 2022 në Stamboll, menjëherë pasi Moska nisi pushtimin e plotë të fqinjit të saj.

Shpërndaje në: