PZAP i refuzoi ankesën, Jetlir Zyberaj thotë se do t’i drejtohet Prokurorisë

PZAP i refuzoi ankesën, Jetlir Zyberaj thotë se do t’i drejtohet Prokurorisë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj.

Në njoftimin e PZAP-së, bëhet e ditur se kërkesa e Zyberajt nga AKR, e cila ishte në një listë të përbashkët me LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit, është refuzuar.

Në një prononcim për Periskopin, Zyberaj ka thënë se ankesën e tij do ta dërgojë edhe në prokurori.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur se nuk ka shkuar ende në prokurori por pritet që së shpejti ta bëjë një gjë të tillë.

Kujtojmë se qysh nga përfundimi i numërimit të votave, Jetlir Zyberaj kishte kërkuar rinumërim, duke shfaqur dyshime për manipulime me vota. /Periskopi


Shpërndaje në: