Qendra multifunksionale në Mitrovicë mban nënshkrimin dhe vulën e Bedi Hamzës (Dokument)

Qendra multifunksionale në Mitrovicë mban nënshkrimin dhe vulën e Bedi Hamzës (Dokument)

Pothuajse gjithçka që është ndërtuar në dekadën e fundit në Mitrovicë, nga fonde vendore dhe ndërkombëtare, kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ia ka atribuar vetës, duke u munduar t’i përvetësojë. Por, të vërtetat jetë krejtësisht ndryshe.

Agim Bahtiri nuk ka hise në asnjë nga projektet e mëdha që janë financuar, ndërtuar dhe implementuar në Mitrovicë.

Dokument:

Qendra e madhe multifunksionale që është ndërtuar në Mitrovicë, themelet i ka në një zotim në vitin 2011, ku nënshkrues të saj janë Bedri Hamza, atë kohë Ministër i Financave dhe Kjartan Björnsson, ish-shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Realizimi i projektit është bërë i mundur vetëm pasi Hamza në cilësinë e Ministrit të Financave, në emër të Qeverisë së Kosovës kishte zotuar bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 8 milionë eurosh.

Pasi Komuna e Prishtinës kishte dështuar që këtë investim ta sillte në kryeqytet, Bedri Hamza kishte insistuar që Qendra Multifunksionale të ndërtohej në Mitrovicë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: