Qesharake: Lojtari i Brugge mungon kundër Dortmundit sepse nuk e lejuan të ulet në vendin e tij në autobus
Për disa lojtarë, besëtytnia është një punë e madhe dhe ata përpiqen të ndjekin ritualet para çdo ndeshje.
Për shkak të një detaji të tillë, Club Brugge kundër Borussia Dortmund do të jetë pa sulmuesin kryesor.
Ekipi belg mblodhi katër pikë pas tre raundeve të para në Ligën e Kampionëve dhe është ende në lojë për të kaluar në fazën tjetër.
Pikët e sotme në ”Signal Iduna Park” janë të rëndësishme, por trajneri i kampionit belg do të jetë pa sulmuesin e tij të parë Emmanuel Dennis, i cili refuzoi të udhëtonte me autobus në Gjermani.
Arsyeja që ai refuzoi është vërtet e çuditshme – ai nuk mund të ulej në vendin e tij standard dhe të preferuar në auto. Po, vetëm për shkak të kësaj ai do të humbasë ndeshjen.



