Qeveria beson se sektori i ujit është histori suksesi në Kosovë

Qeveria beson se sektori i ujit është histori suksesi në Kosovë

Me këtë rast zëvendësministrja Zogaj Gashi, ka pohuar se sektori i ujit tashmë mund të quhet si një histori suksesi duke iu referuar indikatorëve, të cilët flasin për mbulueshmëri me ujë të pijshëm deri në 85 për qind.

“ Sektori i ujit është histori suksesi, sepse pothuajse të gjithë indikatorët e performacës nëpër vite kanë shënuar rritje dhe përmirësim të shërbimeve, inkasimit si dhe  organizimit të kompanive në nivel regjional “, ka thënë Zogaj Gashi.

Ajo ka përkujtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës poashtu është e përkushtuar në implementimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvilim Ekonomik 2016-2022, në të cilën energjia,bujqësia, minierat, janë sektorë prioritar përfshirë edhe përkushtimin në sektorin e ujit duke e mbështetur në vazhdimësi.

“ Tani më janë konsoliduar strukturat menaxhuese të gjitha kompanive regjionale të ujërave dhe kërkohet nga to që të rrisin indikatorët e performacës dhe zhvillimin e strategjive për resurse njerëzore me të cilat avancojnë sektorin” tha Zogaj Gashi.

Ajo me tutje po ashtu ka bërë të ditur se tashmë Programi i Ujit të Danubit, i cili po punohet me akterët e Kosovës pranon organizimin dhe reformat e sektorit të ujit të Kosovës, ku e vlerëson Kosovën si më të mirën në rajon në kuptim të qëndrueshmërisë së sektorit.

Shpërndaje në: