Qeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është rendi i ditës

Qeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është rendi i ditës

Me fillim prej orës 10:00, kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës, me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë kundër votoi formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria “Kurti 3” do t’i ketë 19 ministri.

Seanca për formimin e qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive, ku është inauguruar legjislatura X, e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor./Periskopi

Shpërndaje në: