Qeveria Kurti ndryshon rregulloren që t’ia mundësojë vetes të rrisë numrin e këshilltarëve politikë

Qeveria Kurti ndryshon rregulloren që t’ia mundësojë vetes të rrisë numrin e këshilltarëve politikë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimin e projekt-rregullores për Zyrën e Kryeministrit, ku parashihet edhe rritja e numrit të këshilltarëve politik nga 6 në 10.

Por, zëdhënësi, Përparim Kryeziu tha se ky ndryshim është vetëm për 5 ministri të cilat janë bashkuar dhe shkrirë.

“Bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore brenda kabineteve të 5 ministrive që janë fuzionuar. Ky ndryshim ka për qëllim me iu përgjigj në këto ministri kur janë shkri është rritë nevoja për përgjegjësitë. Në këto ministri nga 6 numri i këshilltarëve ngritet në 10”, tha Kryeziu në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Shpërndaje në: