Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

Qeveria Kurti nuk ndau tokën për Sunny Hill, por para pak muajsh Cosmonte Food’sit i dha 25 hektarë

Kompania “Kosmonte Foods” para katër muajve mori statusin e Investitorit Strategjik. Kjo ani pse Ministria e Tregtisë kishte mbi tavolinë dhjetëra projekte tjera, vendosi që të shtyjë përpara nismën e kësaj kompanie. Me këtë rast, pa asnjë kompensim, kompanisë iu dhanë 25 hektarë tokë, pranë  shtetit, në emër të investimeve që do të bëjë kompania. Procesi u pa si i kundërligjshëm nga pozita, duke u konsideruar se rasti është për Prokurori, dhe jo për ndarje tokash, për çka partia e Albin Kurtit u akuzua se favorizoi këtë kompani, që sipas tyre, ishte donator i Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Njëra prej ngjarjeve më të mëdha kulturore botërorë që do t’i sillte Kosovës emra eminentë të muzikës, “Sunny Hill Festival”, nuk do të mbahet në Kosovë. Festivali iku në Tiranë për shkak se qeveria neglizhoi procedurat, ku pritej që kompanisë organizative do t’i jepeshin 17 hektarë tokë, ku më pas do të behej edhe një park kulturorë e që festivali do të bëhej më shtëpi të vetën.

Por, vetëm para pak muajve, Qeveria e Kosovës nuk hezitoi të ndante 25 hektarë tokë për kompaninë “Kosmonte Foods”. Këtu, dyshimi është se procedimi i qeverisë ishte i dyshimtë dhe favorizues.

Kuvendi i Kosovës më 8 shkurt 2022, me 67 vota për ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik kompanisë Kosmonte Foods.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kishte thënë se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në përudhen afatmesme 2021-2025. Më këtë rast kompanisë i janë dhënë edhe 25ha tokë për 99 vite.

Në kohën kur Ministria e Tregtisë kishte dërguar në Qeveri emrin e kompanisë, ka pasur në tavolinë edhe 40 aplikime tjera. Bile, një prej kompanive që ishte rekomanduar si Investitorë nga ish qeveria e Avdullah Hotit, ishte kthyer prapa nga qeveria Kurti.

Toka që I është dhënë në shfrytëzim kompanisë “Kosomnte Foods”, është pronë e Agjencisë së Pyetjeve që ndodhet në Fushë Kosovë, dhe prona ishte shfrytëzuar edhe më herët nga kompania.

Ndaj kompanisë në fjalë, Agjencia e Pyetjeve kishte ngritur padi për mosrespektim të kontratës, ndërsa pak para se Qeveria të votonte për Investitorë Strategjik, Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci e kishte tërhequr padinë nga gjykata. Padia ishte bërë nga ish qeverisja e kaluar.

Ministria e Bujqësisë nuk i interesonte epilogu i gjykatës, donte që kompania të pajiset më pasaportën e Investitorit Strategjik, për çka do të ketë bënifite nga shteti.

Një kompani, nuk mund të rekomandohet për Investitorë Strategjik, nëse ka probleme me ligjin. Kjo është e përcaktuar edhe në Udhëzimin Admisnitartiv (QKR) 15/2018 Për Mënyrën dhe Metodat e Verifikimit të Përmbushjes së Kritereve për Caktimin e Statusit të Investitorit Strategjik.

Disa herë kishte dështuar në Kuvend, kërkesa e qeverisë për të dërguar tutje këtë projekt, pasi qeveria e kundërshtonte më ngulm, për shkak të problemeve me ligjin.

Bilë njëri nga deputete e Kuvendit ka deklaruar publikisht se kompania më herët e kishte të uzurpuar me vite të tëra një pjesë të tokës, e cila më pas i ishte dhënë më letra nga Qeveria. Ai kishte thënë se rasti është për prokurori dhe jo t’i jepej tokë.

“Sunny Festival 2022” i cili pritej të mbahej në Prishtinë në muajin gusht është anuluar.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” e po ashtu edhe nga themeluesi i këtij festivali, Dukagjin Lipa. I njëjti e ka akuzuar qeverinë që nuk e kreu punën më kohë për ndarjen e lokacionit, ku do të mbahej festivali.

Reagime ka pasur nga të gjitha grupet shoqërore në Kosovë, duke hedhur kritika të ashpra në drejtim të qeverisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: