Qeveria miraton vendimin për zbatimin e sanksioneve ndaj 7 individëve me lidhje me Hezbollahun

Qeveria miraton vendimin për zbatimin e sanksioneve ndaj 7 individëve me lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah dhe kompaninë Eidar Propertis.

Ministrja e Punës së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se këtë ky vendim duhet miratohet me qëllim të paqes dhe luftës së terrorizimit.

“Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në rrjetin finaciar në gadishullin arabik”, ka thënë Gërvalla.

Kujtojmë që kjo ishte pikë në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar nga ish kryeministri Avdullah Hoti.

Shpërndaje në: