Qeveria ndanë 390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

Qeveria ndanë 390 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 390 mijë euro. Mjetet do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

“Të aprovohet pjesërisht 390 mijë euro për shoqatën e veteranëve, këto mjete ndahen nga kategoria e mjeteve rezervë”, tha kryeministri Haradinaj.

Qeveria në rend dite ka pasur gjithsejtë 10 pika.

Shpërndaje në: