Qytetarët lihen rrugëve, “Trafiku Urban” proteston – nisen autobusët në drejtim të Komunës së Prishtinës
Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, për shkak të mospagesës, sot do të vazhdojë në një formë tjetër.
Ndryshe nga e hëna kur pas pezullimit të të gjitha linjave punëtorët protestuan para objektit të Komunës dhe ndërtesës së Qeverisë, sot autobusët e “Trafikut Urban” do të vendosen pranë objektit të Komunës së Prishtinës, raporton Periskopi.
Lexuesit e Periskopit kanë dërguar video nga nisja e autobusëve në drejtim të komunës:



