Qytetari kërkon mbulimin e shpenzimeve për stentën e paguar njëjtë si Prindonit për Covid

Qytetari kërkon mbulimin e shpenzimeve për stentën e paguar njëjtë si Prindonit për Covid

Qytetari i cili është edhe zyrtar për informim i partisë së ashtuquajtur AAK, ka reaguar pas lajmit se zotëriu i parë, Prindon Sadriu, pasi u infektua me virusin COVD-19 ia kërkoi shtetit 396 euro për shpenzime.

Azemi përmes një postimi në facebook ka treguar se me datën 25 tetor të ketij viti, kishte një sulm në zemër dhe në të njëjtën ditë është stentuar dhe të gjitha kjo i ka kushtuar gjithsej 508 euro, “pa i llogaritë barnat që kapin shifrën rreth 150 euro deri tani”.

“Meqe burrit te presidentes i aprovohet kerkesa per mbulimin e shpenzimeve pas infektimit me Covid, kjo duhet te behet edhe ndaj meje. Jam qytetar dhe taksapagues i ketij shteti, apo jo? Pasha te madhin Zot, marre eshte kjo! Se kane larg!”, ka shkruar Azemi./Periskopi/

Statusi i plotë:

 

 

 

Shpërndaje në: