Qytetari nga Shqipëria që përdhosi flamurin e Kosovës nuk do të procedohet penalisht

Qytetari nga Shqipëria që përdhosi flamurin e Kosovës nuk do të procedohet penalisht

Shtetasi i Shqipërisë që një ditë më parë shkelmoi flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës nuk është proceduar penalisht.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se në këtë rast nuk janë konstatuar elemente të veprës penale.

 

Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, tha se “lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori i shtetit ka vlerësuar qe nuk ka elemente te veprës penale, andaj kjo çështje ka kaluar në kundërvajtje për prishjen e rendit të qetësisë publike.”/Periskopi/

Shpërndaje në: