Radhë e gjatë për bileta për Baletin e Zagrebit (VIDEO)

Radhë e gjatë për bileta për Baletin e Zagrebit (VIDEO)

Në Zagreb, dje ka ndodhur diçka që mediet lokale e kanë quajtur sensacion dhe ngjarje e paparë më herët.

Një radhë njerëzish ka pritur për të blerë bileta për Balet. Jashtë Teatrit Kombëtar të Kroacisë, qytetarët duket se janë shumë të interesuar ta shohin performancën e Orasar Ballet.

Rendi i njerëzve ishte aq i gjatë saqë u shitën biletat për të gjitha nëntë reprizat e këtij baleti.

Balleti Orasar (The Nutcracker) është shndërruar në një prej pikave të baletit më të shikuarat dhe pëlqyerat në botë. Muzika e Tchaikovskyt është përzier gjithmonë bukur me performancën e baletit rus, derisa ai është shpërndarë më pas në mbarë botën, shkruan KultPlus.

 Libretoja është adaptuar nga tregimi i E.T.A Hoffman dhe nga tregimi i Alexandre Dumas.

Tomislav Petranovic – një balerin kroat, thotë se është i lumtur që ka një interesim të madh të qytetarëve të Zagrebit për ta parë baletin. / KultPlus.com

Shpërndaje në: