Rahovec: Gjenden 4 mijë fletëvotime me shenja tek numrat 63 dhe 64

Rahovec: Gjenden 4 mijë fletëvotime me shenja tek numrat 63 dhe 64

Në Rahvoec eshte evidentuar një dukuri e çuditshme.

Janë gjetur mbi 4 mijë fletëvotime, tek të cilat ka shenja në numrat 63 dhe 64.

Menaxheri i kësaj qendre ka thënë se gjithsejtë bëhet fjalë për 4 mijë fletëvotime të tilla të cilat janë me shenja tek numrat.

“Këtu tek ne janë 11 vendvotime, nga të gjitha këto shenja dhe fletë që i kemi grumbulluar, janë gjithsejtë 4 mijë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky problem është në kuadër të printimit, meqë është një seri fletëvotimesh dhe s’mund të jenë pika të bëra nga dikush me dorë.

“Shifet që është punë serike, me siguri gjatë printimit. S’ka mundësi të jetë me dorë. Por është shqetësim, i falendërojmë secilin kryesues që kanë marrë infromata me kohë”, ka thënë ky menaxher i qendrës për T7./Periskopi/

Shpërndaje në: