Rahovecasit s’i del boll rrushi e vera: Nis kultivimin e hashashit, kokainës e kanabisit

Rahovecasit s’i del boll rrushi e vera: Nis kultivimin e hashashit, kokainës e kanabisit

Rahoveci njihet si një qytet ku kultivohet rrushi e vera, por një qytetar duket se nuk është mjaftuar me to.

Në një aneks të garazhës së tij, atij Policia i ka gjetur dhe sekuestruar nëntë bimë të dyshuara si kanabis sativa. Nuk dihet se çka ka ndodhur me hashashin dhe kokainën.

Aty ishte edhe një poç elektrik dhe një reflektor i vogël që ishin përdorur për kultivim, përcjell Periskopi.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie,  ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” – thotë Policia e Kosovës. /Periskopi 

Shpërndaje në: