Rama e vonon vizitën, në Prishtinë nga Shqipëria vjen kryediplomati Hasani

Rama e vonon vizitën, në Prishtinë nga Shqipëria vjen kryediplomati Hasani

Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani do ta vizitojë Kosovën.

Ai neser do të pritet në takim nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Takimi i Hasanit me Gërvallën, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 09:00 në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas takimit, është planifikuar që ata ta mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte thënë se do ta vizitonte Kosovën në fillim të këtij viti, po këtë e ka shtyrë për më vonë. Ai tha së fundmi se kjo nuk u shtye për shkak të ndonjë problemi, por se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur.

 

Shpërndaje në: