‘Rama jonë, Rama jonë, zemra e Prishtinës’: Të rinjtë e LDK’së shkojnë para studios së televizionit për ta mbështetur

‘Rama jonë, Rama jonë, zemra e Prishtinës’: Të rinjtë e LDK’së shkojnë para studios së televizionit për ta mbështetur

Një grup i përkrahëseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e kanë mbështetur Përparim Ramën para objektit të televizionit Klan Kosova, ku po mbahet debati i sotëm zgjedhor.

Në Klan Kosova sot po mbahet debati për raundin e dytë zgjedhor për Prishtinë, ku Përparim Rama i LDK’së dhe Arben Vitia i VV’së, po shfaqin programet e veta.

Mirëpo diçka interesante ka ndodhur para objektit të televizionit ku po mbahet debati.

Një grup i të rinjëve kanë shkuar atje që ta mbështesin Ramën, ku edhe në duar kanë flamujt e LDK’së.

“Rama jonë, Rama jonë, zemra e Prishtinës”, janë vargjet që këta të rinjë kanë brohoritur.

 

 

Shpërndaje në: