Rama për situatën në Veri: Serbia po bën teatër në kufirin e shtetit sovran të Kosovës

Rama për situatën në Veri: Serbia po bën teatër në kufirin e shtetit sovran të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës duke e quajtur “manovra teatrale” veprimet e Serbisë në kufijtë e Kosovës, përcjell Periskopi.

“Një nga përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB’së  do jetë nxitja e njohjes nga të gjithë e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës si përmbyllja e natyrshme edhe formalisht e kapitullit të shpërbërrjes së Jugosllavisë.

Mbi të gjitha Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit të dialogut, sot jemi dëshmitar të manovrave teatrale të Serbisë në kufirin e shtetit sovran të Kosovës”, tha Edi Rama./PERISKOPI/

Shpërndaje në: