Rama takim në Departamentin e Shtetit, me zyrtarin e lartë flet për bllokadën nga VV-ja

Rama takim në Departamentin e Shtetit, me zyrtarin e lartë flet për bllokadën nga VV-ja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke qëndëruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është takuar me Zëvëndësdrejtorin në Zyrën Për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jeremy Long, raporton Periskopi.

Rama ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vizionin e tij për kryeqytetin dhe se ka ndarë shqetësimet për vështirësitë serioze me të cilat po përballet kryeqyteti, duke përmendur këtu bllokadën nga Qeveria Kurti.

“Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit”, ka shkruar Rama./Periskopi

Shpërndaje në: