Rama u del në mbështetje bizneseve, kryeqyteti themelon task-forcë për të synuar zgjidhje
Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ofruar mbështetjen e bizneseve lokale gjatë kalimit në tregun e lirë të rrymës, raporton Periskopi .
“Në informatat e zhvillimeve të fundit lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Komuna e Prishtinës qëndron fuqishëm përkrah bizneseve tona lokale, të mëdha e të vogla, të cilat po përballen me sfida të paprecedentë për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe kërcënimeve për shkëputje nga rrjeti. E kuptojmë se reforma në tregun e energjisë mund të jetë e nevojshme për qëndrueshmëri afatgjatë, por mënyra dhe ritmi i zbatimit aktual po vendosin barrë të padrejtë mbi shtyllën kurrizore të ekonomisë sonë. Bizneset nuk janë thjesht njësi ekonomike, ato janë punëdhënës, inovatorë dhe ndërtues të komunitetit. Mbijetesa e tyre është përgjegjësi e përbashkët’’, ka shkruar ai.
Rama i ka bërë thirrje Qeverisë Qendrore që: “Të zbatojë një fazë kalimtare drejt tregut të liberalizuar, duke u dhënë bizneseve kohë te mjaftueshme për t’u përshtatur dhe për të siguruar kontrata të drejta”.
“Të pezullojë kërcënimet për shkëputje, derisa të krijohet një kornizë mbështetëse gjithëpërfshirëse.Të angazhohet në dialog të hapur me udhëheqësit komunalë, odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve për të bashkëkrijuar një rrugë të qëndrueshme përpara.Në të njëjtën kohë, Prishtina do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të:Themeluar një Task Forcë për Qëndrueshmërinë e Bizneseve, për të vlerësuar dobësitë energjetike dhe për të propozuar zgjidhje lokale”, ka shkruar Rama./Periskopi
Njoftimi i plotë:



