Rama u drejtohet qytetarëve: Më shkruani eksperiencat negative në institucionet shtetërore

Rama u drejtohet qytetarëve: Më shkruani eksperiencat negative në institucionet shtetërore

Kryeministri Edi Rama ka hapur një postim ditën e sotme në Facebook ku u lutet qytetarëve që kanë ankesa apo eksperienca negative në institucionet shtetërore t’i shkruajnë me emër dhe mbiemër për to.

Në mesazhin e tij, Rama vlerëson se komentet e qytetarëve do ta ndihmojnë më shumë për të bërë një raport të qartë për bashkëqeverisjen.

 

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem

 

Shpërndaje në: