Ramadani: Fitorja ndaj Llapi nuk është ndonjë gjë e madhe

Ramadani: Fitorja ndaj Llapi nuk është ndonjë gjë e madhe

anë mbyllur dy takimet e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në derbin rajonal, Prishtina ka shënuar fitore të pastër ndaj Llapit 0-2, me golat e Endrit Krasniqit dhe Leutrim Kryeziut.

Llapi e nis takimin më mirë, ku pati mundësinë e artë të kalonte në epërsi, por Ahmend Januzi dështoi nga pika e bardhë

Prishtina pastaj shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke arritur fitoren e gjashtë për këtë sezon.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani.

“Më vjen mirë që fituam sot, kishim posedimin, kontrollin e lojës, qetësia që duhet ta kemi gjithmonë. Ishim të kujdesshëm. Llapi ka skuadër cilësore, pjesën e dytë shfrytëzuam rastet tona dhe realizuam golin e qetësisë. Me këtë fitore jo që kemi bë ndonjë gjë shumë të madhe, por është objektiv i ekipit në çdo ndeshje tre pikë. Kjo fitore të kthen vetëbesimin. Ndeshjet tjera do të tregojnë nëse jemi rikthyer në binarë”, ka thënë Ramadani për ‘Art Sport’

Me këtë fitore, Prishtina ka 21 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt, ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e parafundit, me vetëm 8 pikë nga 13 javët e para.

Shpërndaje në: