Ramadani: Paradite Kurteshi i shpall mediat dorë e zgjatur e Serbisë, në mbrëmje Konjufca e pranon gabimin
Politologu, Shkodran Ramadani e ka komentuar intervistën e mbrëmshme të nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca.
Ai ka bërë me dije se paradite Kurteshi e Krasniqi i shpallin mediat dorë e zgjatur e Serbisë, kurse në mbrëmje Konjufca e pranon gabimin.
Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo është një strategji e VV-së.
“Paradite Sami Kurteshi e Alban Krasniqi krejt mediat i shpallin si dorë e zgjatur e Serbisë. Në mbramje del Glauk Konjufca e thotë se “VV ka përdorë strategji të gabume në raport me media dhe se kanë reflektu në këtë pikë. Kemi mendu që strategjia e shkurtit nuk ishte më efektivja”. Dikush po e interpreton këtë deklaratë si pranim të gabimit dhe si kërkimfalje. Por jo. Ky thjesht po kallxon që sulmet ndaj mediave janë ndalë për shkak që VV-në e kanë dëmtu elektoralisht. Këta prapë krejt kritikët i shohin si dorë e zgjatur e Serbisë. Nesër keni me ni Sami Kurteshin, Alban Krasniqin tu na shpallë serbofila prapë. Tani prapë del Glauku në mbramje thotë: “Jaaa, kjo nuk është qasja jonë…” Pra, kjo është strategji për idiota, jo kërkimfalje ndaj mediave dhe opinionit publik”, ka shkruar ai./Periskopi/



