Ramadani për skandalin e “Rezervave Shtetërore”: Rast brutal i mendësisë së kapjes së shtetit

Ramadani për skandalin e “Rezervave Shtetërore”: Rast brutal i mendësisë së kapjes së shtetit

Burim Ramadani nga AAK e ka komentuar skandalin e “Rezervave Shtetërore”, për të cilin thotë se është rast brutal i mendësisë së kapjes së shtetit.

Ai thotë se asgjë nuk do të shkojë pa marrë dënimin e merituar ligjor.

“Asgjë nuk do të harrohet. Gruri, sheqeri e vaji është paguar nga paratë tona, por nuk kanë ardhur në Kosovë. Gruri jo aq sa është paguar, ndërsa vaji e sheqeri fare! Në tërë këtë brutalitet, këta dalin e thonë se është në pyetje siguria kombëtare. Kjo është e papranueshme. Kur nuk ke turp, gjithçka bën! Por, shteti i Kosovës nuk është pa krah! Harrojeni se ju vazhdon kështu!”, shkruan ai.

Ramadani është kandidat për deputet dhe mban numrin 11./Periskopi/

Shpërndaje në: