Ramush Haradinaj viziton komunat ku kjo parti doli e para

Ramush Haradinaj viziton komunat ku kjo parti doli e para

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas rezultateve të mira që i arriti AAK në zgjedhjet për Kuvend Komunal që u mbajtën të dielen, ka nisur vizitat nëpër komuna ku kjo parti ka fituar dhe në ato që ka dalur e para në raundin e parë.

Në vizitën e tij në Suharekë, Haradinaj e uroi Bali Muharremajn për suksesin që arriti, duke fituar në raundin e parë pa balotazh.

‘E urova nga zemra Suharekën dhe Kryetarin Bali Muharremaj, për fitoren madhështore.

Për rezultatin më të mirë të shënuar ndonjëherë. Na keni bërë krenarë të gjithëve’, u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, në Rahovec Haradinaj u prit nga strukturat e kësaj partie në krye me kryetarin aktual të Rahovecit Smajl Latifi, i cili doli i pari në raundin e parë, para kandidatit të VV-së.

Haradinaj theksoi se Smajl Latifi do të shënojë fitore plebishitare edhe në raundin e dytë!

Shpërndaje në: