Raporti i policisë: Dy persona janë në mbajtje për plagosjen e policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku

Raporti i policisë: Dy persona janë në mbajtje për plagosjen e policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku

Është hapur rasti në Policinë e Kosovës për plagosjen e dy policëve të shtunën në mbrëmje në Skënderaj, ku dyshohet se u përfshi ish-deputeti Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Në vendin e ngajrjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale, vijon raporti i policisë.

Nga katër të intervistuarit, dy janë dërguar në mbajtje dhe dy janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Skenderaj 02.07.2022 – 23:55.  Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngajrjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Shpërndaje në: