Raporti i Reuters: Dhjetëra manjatë rusë të armëve nuk po përballen me sanksione

Raporti i Reuters: Dhjetëra manjatë rusë të armëve nuk po përballen me sanksione

Teksa ushtria ruse po vazhdon të sulmojë Ukrainën me raketa dhe armë tjera vdekjeprurëse, shtetet perëndimore janë përgjigjur pjesërisht duke shënjestëruar industrinë mbrojtëse të Rusisë me sanksione, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Raundi i fundit i sanksioneve u shpall të enjten kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj disa prodhuesëve të armëve dhe drejtuesëve në zemër të asaj që njihet si “makineria luftarake” e presidentit rus, Vladimir Putin.

Por një hulumtim i Reuters ndaj kompanive, drejtorëve dhe investitorëve që përbëjnë sektorin e mbrojtjes së Rusisë, tregon se një numër i ‘lojtarëve’ ende nuk e kanë paguar çmimin: Dhjetëra firma të armëve ruse dhe së paku 14 kompani të mbrojtjes nuk janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Mbretëria e Bashkuar. Për më tepër, sanksionet ndaj prodhuesve rusë të armëve dhe ndaj manjatëve janë aplikuar në mënyrë jo konsistente nga aleatët e NATO-s, me disa qeveri duke vendosur dënime dhe disa të tjera jo.

Në mesin e manjatëve që nuk është sanksionuar nga asnjëri prej këtyre tre autoriteteve është Alan Lushnikov, aksionari më i madh i Kalashnikov Concern JSC, prodhuesi origjinal i armës së njohur, AK-47. Lushnikov zotëron 75% të aksioneve në kompani, sipas gjetjeve të fundit nga Reuters.

Vetë kompania ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, në vitin kur Rusia pushtoi krahinën ukrainase të Krimeas. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar barazuan sanksionet e tyre kundër Kalashnikov Concern këtë vit.

Gjetjet e Reuters u publikuan teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sanskionet aktuale të Perëndimit kundër Rusisë janë të pamjaftueshme, teksa trupat ruse po avancojnë në sulmet e tyre në Ukrainën lindore. /Periskopi/

Shpërndaje në: