Raporti i rrallë i skautit të Barçës për Maradonën si 17-vjeçar është diçka që s’keni parë as dëgjuar më herët

Raporti i rrallë i skautit të Barçës për Maradonën si 17-vjeçar është diçka që s’keni parë as dëgjuar më herët

Nuk është se na ndodh shpesh të shohim ndonjë raport të thjesht skautësh – lëre më të shohim një për lojtarin më të madh të të gjitha kohëve.

Dhe prapë, 40 vite pasi u shkrua, kemi mundësinë të lexojmë raportin për Diego Maradonën, kur ishte vetëm 17-vjeçar, shkruan Periskopi.

Jo çfarëdo raporti, poashtu, por një nga Cesar Luis Menotti, trajneri i atëhershëm i Argjentinës dhe fituesi i Kupës së Botës më 1978.

Manotti dha për Barcelonën atë që e bindi klubin të shpenzonte një shumë rekorde atëherë për transferimin e Maradonës, më 1982.

Maradona reached the top of the game in 1986.

Në këtë kohë, “El Diego” po luante për Argentinos Juniors dhe ishte padyshim talenti më i madh në vend, me gjasë edhe në botë.

Barça ishte e interesuar, natyralisht, dhe pyeti Menottin për verdiktin e tij.

Raporti është sjellur në kategori, ku përfshihet “konkludimi gjeneral”, “teknikat specifike” dhe “taktikat individuale”.

Konkludimi final: Shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Shpejtësia 9.5, shpejtësia startuese 9.5, me top 9.1, pa top 9.5, lëvizjet 9.5, fuqia e kërcimit 8.

Gjendja morale: Fuqia intelektuale 10, fuqia e vuajtjes 10, koncentrimi 10, egoizmi 0, personaliteti 10.

Teknika gjenerale: I pamposhtshëm.

Teknika të veçanta: I jashtëzakonshëm, efektiv në driblim. Fuqi fantastike, kurajo të jashtëzakonshme, efikasitet të jashtëzakonshëm, pasime brilante, saktësi totale, vizion të kompletuar, mesatar me kokë, lider i mirë, fuqi shumë të mirë për ta mbajtur topin, mbrojtje e jashtëzakonshme e topit.

Taktika individuale: Intelegjencë të kompletuar në futboll. Sens të plot për topin. Këndvështrim të mirë, shpejtësi shumë e mirë në efikasitet.

Konkludimi gjeneral: I ri. Lindi më 30/10/1960. Ka teknikë të madhe dhe kualitet, driblon me lehtësi. Ai ka vizion të drejtë për golin, por e di si ta largojë topin nga këmbët për bashkëlojtarin më të hapur. Reflekse të jashtëzakonshme. Ai e mbron topin shumë mirë, pasimet e tij të shkurta dhe gjuajtjet janë mrekulli e vërtetë.

E vështirë ta imagjinojmë ndonjë raport më fantastik të ndonjë skauti për ndonjë lojtar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: