Rashica e pranon se është i dëshpëruar për gol në ‘Fadil Vokrri’: Një gol këtu, e kisha ndërru katër diku tjetër

Periskopi.com Sporti

Kosova është mposhtur nga Spanja, por ka treguar një nga ndeshjet më të bukura së fundmi. “Dardanët” u mposhtën me rezultat 0:2.

Golat për Spanjën i realizuan Fornals dhe Ferran Torres.

Milot Rashica i pati disa raste shumë të mira, por nuk arriti të shënonte, teksa ende nuk e ka gjetur golin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Prej ndeshjeve më të mira. Patëm raste të 100%. Dëshira ishte shumë e madhe me shënu edhe me i gëzu këta tifozë. S’e di as vet. Një gol këtu e kisha ndërru me 3 a 4 diku tjeter. Shpresoj që vjen sa më shpejt”, tha Rashica.

Shpërndaje në: