Rashica: Jam në formë të mirë, do ta jap maksimumin për Kosovën

Rashica: Jam në formë të mirë, do ta jap maksimumin për Kosovën

Milot Rashica është njëri nga lojtarët më në formë te Kombëtarja e Kosovës

Milot Rashica po shkëlqen këtë edicion te Werder Bremen ku ka shënuar 6 gola në Bundesliga vetëm në edicionin pranveror, derisa në total ka 7 gola në kampionatin gjerman, raporton Periskopi.

22 vjeçari sot në konferencë për media deklaroi se është shumë i kënaqur me formën aktuale te Werderi dhe shpreson që të ketë paraqitje po aq të mira tani edhe te Kosova.

Rashica te Werderi po luan si qendërsulmues, derisa te Kosova luan si anësor i djathtë. Ai tha se nuk ka biseduar akoma me Challandes edhe pse e ka pranuar se do të dëshironte të luante si qendërsulmues.

“Deri tash nuk kemi biseduar për atë punë, unë jam i gatshëm me dhanë maksimiumin në çdo pozitë, normal dallon taktika që luajmë atje dhe si luajmë këtu, por une do të mundohem që të përshtatem dhe do ta jap më të mirën në cdo pozitë,” ka thënë Rashica.

“Pjesa ofenzive më pëlqen shumë dhe shumicën e ndeshjeve jam duke luajtur si qendërsulmues[te Werder], normal taktikat janë të ndryshme, por edhe këtu jam i kënaqur me tjera pozitat.

“I kem dy ndeshje të rëndsishme dhe për momentin jam në formë të mirë dhe shpresoj që me vazhdu sikur atje edhe këtu, kam me u mundu që me jap maksimumin dhe me pas paraqitje shumë ma të mira,” përfundoi ylli i Dardanëve. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: