Rashica me shokë sulmohen nga tifozët kundërshtarë, autobusi i tyre goditet me mjete të forta

Rashica me shokë sulmohen nga tifozët kundërshtarë, autobusi i tyre goditet me mjete të forta
Werder Bremen arriti të marrë një barazim 2-2 në shtëpinë e Heidenheim dhe të arrijë kualifikimin falë dy golave në fushë kundërshtare, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.

Pas ndeshjes gëzimi i Rashicës me shokë ka qenë i madh për shkak se arritën të qëndronin në Bundesliga, pas një gare të ashpër me Fortunën dhe Paderborn e më pas në dy ndeshjet e “Play-Out”.

Festa e madhe e bardhejeshilëve ka ngjallur reagimin e tifozëve ultras të Heindenheim, të cilët kanë vendosur të sulmojnë autobusin e Verder Bremen.

Siç mësohet nga mediet gjermanët, autobusi i Rashicës me shokë është goditur me mjete të forta, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe ky incident ka kaluar pa asnjë pasojë edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Edhe në qytetin e Bremenit festimet i kanë kaluar kufijtë, me tifozët që e kanë tepruar duke hedhur shishe e plasur fishekzjarre, çka ka shkaktuar disa të lënduar, ku njëri prej tyre ka përfunduar i shtruar në spital.

Shpërndaje në: