Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër

Rashiq beson se do të propozohet sërish për ministër

Nenad Rashiq ka thënë se beson se do të jetë sërish kandidat për ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

“Ende nuk kemi dëgju Kryeministri. Por sigurt që dy herë më parë, ju kujtohet, kom qenë kandidat i propozuar për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”, tha Rashiq.

Sa i përket konfirmimit nga Kryeministri për këtë pozitë, ai tha se normale që ka pasur takime dhe me Kurtin.

I pyetur nëse do të votojë për nënkryetarin serb të Kuvendit të propozuarin e Listës Srpska, Rashiq tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe vetë jam institucionalist, Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe gjithë e bëj një gjë të tillë”./Periskopi/

Shpërndaje në: