Rashiq për mundësinë e zgjedhjes nënkryetar: Nuk jam aq optimist si herë e parë, mendova se ishte lehtë
Nenad Rashiq Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) është shprehur skeptik se do të marrë votat e partive tjera shqiptare përveç LVV-së nëse do të kandidonte sërish për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Kam qenë optimist…por nuk jam aq optimist si herën e parë, mund të ndodh i njëjti skenar mendova se do të ishte lehtë që të pranohem si kandidat”, tha ai
“Varet nga Kushtetuesja”, Rashiq nuk e përjashton mundësinë se do të kandidojë sërish për nënkryetar
Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të kandidojë sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai në një intervistë për RTV21 tha se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, transmeton Periskopi.
Kjo pasi që siç tha ajo nuk e konsideron Listën Serbe si përfaqësues adekuat të serbëve të Kosovës, duke shtuar se shumicën e marrin përmes formave brutale. Kurse për veten tha se është për të ardhmen e serbëve në Kosovë.
“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, tha



