Rastet me Covid-19 në Gjilan, 63 pacientë janë në hospitalizim

Rastet me Covid-19 në Gjilan, 63 pacientë janë në hospitalizim

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli bëri të ditur se 63 pacientë të Gjilanit të konfirmuar me Covid-19 janë në hospitalizim, derisa ka apeluar tek qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, transmeton Periskopi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë marrë 13 mijë e 805 mostra, prej të cilëve 3 mijë e 951 persona kanë rezultuar pozitivë, ku 3 mijë e 646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, 63 pacientë janë të hospitalizuar dhe 212 mostra janë në pritje për rezultat. /Periskopi

Shpërndaje në: