Rasti ‘Veteranët”, Demaliaj flet pasi u dënua me 1 vit burgim: Vendim politik prej qeverisë së tanishme, do të ankohem

Rasti ‘Veteranët”, Demaliaj flet pasi u dënua me 1 vit burgim: Vendim politik prej qeverisë së tanishme, do të ankohem

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Me 1 vit burgim u dënua ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, ish-kryeministri Agim Çeku dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Demaliaj në një përgjigje për Periskopin tha se vendimin e gjykatës e cilëson si politik.

‘’Për besë s’kam qenë në gjykatë, kam pas të drejtë mos me marr pjesë’’, shtoi ai.

E kam ditë që ka me qenë aktygjim lirues, por është marr vendim pa kontestu asnjë shkelje. Kam të drejtë ankese të shkallës së dytë”.

‘’Është vendim politik. Politik ka qenë prej fillimvit jemi anatomu prej politikës, kryesisht prej qeverisë së tanishme dhe vendim pa kontestu asnjë shkelje”, u shpreh Demaliaj./PERISKOPI/ ZANA RUGOVA/

Rasti ‘Veteranët’: Merret vendimi për Agim Çekun dhe të tjerët

Shpërndaje në: