Ratkoceri: Në Maqedoni vetëm botë shqiptare e maqedonase s’ka, kjo hapësirë është e zënë nga ajo turke e serbe
Gazetari e publicisti Arben Ratkoceri komentoi qëndrimet e veprimtarinë e zyrtarëve publik si shpërfillje ndaj vetë interesave të komuniteteve që përfaqësojnë.
Ratkoceri shkroi në llogarinë e tij për vizitën e zëvendës kryetarit të komunës së Tetovës, Albi Qamili, në mbledhjen e Bordin Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke ku përfaqësonte komunën e qytetit.
“Në Maqedoni vetëm botë shqiptare e maqedonase nuk ka sepse kjo “hapsirë” eshte e zënë nga ajo turke e serbe!”, shkruan Ratkoceri, raporton gazetametro, transmeton Periskopi
Pushteti në Maqedoni të Veriut është akuzuar shpesh dhe direkt në raportin e Parlamentit Europian për asociimin dhe ndikimin e konsiderueshëm të ‘Botës Serbe’, një nismë serbe ultranacionaliste e një kopje e organizimit nga qeveria ruse.
Partnerët shqiptarë në qeverinë maqedonase janë kritikuar për shpërfilljen e fashizmit albanofob të shfaqur herë pas herë nga eksponentë të ‘Botës Serbe’ në Maqedoni të Veriut.
Metodologji e terminologji të ngjashme është dëgjuar edhe nga pushteti turk i Recep Erdogan i cili tashmë ka kohë që kritikohet për retorikën dhe ambiciet imperialiste./Periskopi



