Reagimi i çuditshëm i Tyga pas lajmit të shtatzënisë së Kylie
Tyga, ish i dashuri i Kylie Jenner ka reaguar në një mënyrë shumë të çuditshme pas publikimit të lajmit se Jenner është shtatzënë, shkruan Indeksonline.
Ai në llogarinë e tij në “Snapchat” ka postuar një fotografi me lajmin se e vogla e Kardashians është shtatzënë, me mbishkrimin se fëmija është i tij.
Por nuk ka vonuar shumë dhe ky postim është hequr nga llogaria e tij.
Babai i fëmijës flitet të jetë Travis Scott, Jenner pritet të lind në muajin shkurt.




