Reagimi rrëqethës i Pele pas vdekjes së Maradonës: Një ditë shpresoj të luajme futboll në qiell
Maradona vdiq në shtëpinë e tij të mërkurën, pas një sulmi në zemër.
Për karrierën e tij sigurisht se nuk do të mjaftonte një artikull për të folur, teksa reagimi ka qenë i menjëhershëm nga bota e futbollit dhe jo vetëm, shkruan Periskopi.
Presidenti i Argjentinës ka shpallur tri ditë zie në vend, ndërsa UEFA ka konfirmuar se një minutë heshtje do të mbahet në ndeshjet e sontme të Champions Leagues për ta respektuar, Maradonan, i cili vdiq në moshën 60-vjecare.
E një prej reagimeve më emocionuese në lidhje me vdekjen e tij ka qenë ai i Pele, i cili ka shkruar në Instagram:
”Lajm i trishtë sot. Kam humbur një shok të dashur dhe bota ka humbur një legjendë. Kam shumë për të thënë, por për tani shpresoj zoti t’i japë fuqi familjes së tij.
”Një ditë, shpresoj, do të luajmë futboll së bashku në qiell.” /Periskopi.com/



