Reagon AKB: Sinjal negativ për Kosovën dhe ekonominë

Reagon AKB: Sinjal negativ për Kosovën dhe ekonominë

Aleanca Kosovare të Bizneseve (AKB), ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.

AKB përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar si sinjal shumë serioz dhe negativ për Kosovën dhe ekonomin, raporton Periskopi.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën. Ky është një sinjal shumë serioz dhe negativ për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike, politike dhe diplomatike të vendit tonë me partnerin më të madh strategjik”.

“Ky zhvillim është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe veprimeve të pamatura të Qeverisë së Përkohshme, të cilat kanë rritur tensionet, paqëndrueshmërinë dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës si partner serioz ndërkombëtar. Vendime të tilla jo vetëm që izolojnë Kosovën politikisht, por godasin edhe drejtpërdrejt ekonominë, duke rritur pasigurinë për investitorët dhe duke penguar zhvillimin e bizneseve vendore.
AKB konsideron se ky është një dëm i madh për vendin dhe një humbje e mundësive që Dialogu Strategjik ofronte në aspektin e investimeve, tregtisë dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik. Në vend që të forcohen raportet me Shtetet e Bashkuara, veprimet e pamenduara të Qeverisë së Përkohshme kanë sjellë dobësim dhe mbyllje të dyerve”, thuhet në reagim.

AKB e ka konsideruar se ky është një dëm i madh për vendin dhe një humbje e mundësive që Dialogu Strategjik ofronte në aspektin e investimeve, tregtisë dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik. Në vend që të forcohen raportet me Shtetet e Bashkuara, veprimet e pamenduara të Qeverisë së Përkohshme kanë sjellë dobësim dhe mbyllje të dyerve.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Përkohshme të ndalojë menjëherë retorikën dhe veprimet e dëmshme që po largojnë partnerët tanë strategjikë dhe të tregojë maturi politike e përgjegjësi shtetërore. Kosova nuk mund të lejojë luksin të humbasë mbështetjen dhe partneritetin e Shteteve të Bashkuara.
Aleanca Kosovare e Bizneseve do të vazhdojë të mbrojë interesat e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit të rikthejnë urgjentisht besimin dhe bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë me USA”, thuhet në reagim./Periskopi

Reagimi i plotë:

Amerika ia kthen shpinën Kosovës, shkak Albin Kurti

 

Shpërndaje në: