Reagon Koeman rreth videos shokuese ku Messi shihet duke ecur i painteresuar në fushë

Reagon Koeman rreth videos shokuese ku Messi shihet duke ecur i painteresuar në fushë

Barcelona nuk fiton prej 4 ndeshjesh në La Liga, teksa sfida e radhës do të jetë kundër Betisit në “Camp Nou”. Trajneri Ronald Koeman ka mbrojtur cilësinë dhe kontributet e Lionel Messit në sfidat e fundit.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Betisi luan mirë futboll. Ata kanë fituar dhe humbur dhe kjo do të thotë se do të jetë e vështirë. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, krahasuar me atë që kemi bërë kundër Dinamos së Kievit. Duhet të jemi më të organizuar.”

Messi? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka shumë cilësi. E di që ai ka shënuar vetëm me penallti, por gjithmonë bën diferencën. Messi është ende një lojtar vendimtar. Është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në sulm. Emocionalisht e shoh mirë, të fortë.

Gjithmonë e shijon këtë sport. Çdokush ka momente të vështira, topi nuk do të hyjë në portë. Ju mund të kapni një imazh të një lojtari kur ai ecën. Unë nuk e kam parë (Messi që ecën e nuk mbron) e as jam i interesuar për këtë. Vlerësimi jepet për atë që bën gjatë gjithë lojës.

Ter Stegen? Jemi shumë të kënaqur me performancën e Netos, duke hequr golin që pësoi ndaj Alavés, ku ai gaboi. Ka provuar se është një portier i shkëlqyeshëm për këtë klub. Ishte e rëndësishme për të që Ter Stegen të luante. Ai kishte shumë punë dhe na shpëtoi, ishte fantastik. Ne e dimë se është një portier i shkëlqyeshëm dhe unë jam shumë i kënaqur me performancën e tij”, deklaroi Koeman.

Shpërndaje në: