Reagon kompania përgjegjëse për biletat: Kemi qenë cak i sulmeve

Reagon kompania përgjegjëse për biletat: Kemi qenë cak i sulmeve

Shitja e biletave për ndeshjen që Kosova e zhvillon kundër Anglisë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor ka irrituar fansat kosovarë.

Një shumicë e konsiderueshme nuk ka arritur të sigurojë biletë, pavarësisht se ka pritur tërë ditën që të rifunksionalizohet uebfaqja “tiks.app”, shkruan Periskopi.

Tani, kjo faqe ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka thënë se është cak i sulmeve dashakeqe.

Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.
Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.
Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: