Reagon Nasim Haradinaj: Ata që mua dhe Fatonin na detyruan ta lëshojmë vendin i kemi vrarë atëherë dhe njëjtë do vepronim tani
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi i është ngritur aktakuzë Faton Klinakut për kanosjen e kryeminsitrit Albin Kurti, në vitin 2023.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruaraë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!”.
Reagimi i plotë:
Kurse, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Kurse, ish-sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar publikisht pasi mësoi nga mediat për aktakuzën që Prokuroria Speciale ka ngritur ndaj tij, në lidhje me një rast të pretenduar kanosjeje ndaj kryeministrit të atëhershëm, Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Pas publikimit të lajmit, Klinaku ka shkruar në Facebook:
“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë.”/Periskopi/



