Reagon trajneri i larguar nga Llapi: Nuk i ndoqa urdhërat e Batatinës, prandaj më shkarkuan

Reagon trajneri i larguar nga Llapi: Nuk i ndoqa urdhërat e Batatinës, prandaj më shkarkuan

Klubi futbollistik Llapi njoftoi se kishte ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Xhengis Rexhepi, njëherish trajneri i tretë i shkarkuar brenda këtij stinori nga klubi podujevas. 

Këtë njoftim ata e bënë në rrjetin social Facebook, duke e arsyetuar se shkarkimi ka ardhur si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura.

Rexhepi në gjashtë ndeshjet sa ka drejtuar Llapin kishte marrë katër fitore, një barazim dhe një humbje, shkruan Periskopi.

Nga sot e tutje Llapi do drejtohet nga vet Tahir Batatina, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.

E Rexhepi ka reaguar para pak minutave, duke e demantuar totalisht njoftimin e klubi podujevas.

Ai ka thënë se nuk i ka ndjekur urdhërat e Tahir Batatinës dhe për këtë arsye u shkarkua, ndërsa lajmi i erdhi sot në tubimin me kombëtaren e Maqedonisë Veriore.

Xhengis Rexhepi tregon se drejtuesit e Llapi as nuk e kanë takuar për ta njoftuar rreth shkarkimit. /Periskopi/

Shpërndaje në: