Reagon Zhegrova pasi shënoi një gol që absolutisht iu detyron ta shikoni së paku dhjetë herë

Reagon Zhegrova pasi shënoi një gol që absolutisht iu detyron ta shikoni së paku dhjetë herë

Fillimisht, Zhegrova u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të, në vend të Valentin Stocker.

Për më shumë, Baseli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Eray Comert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.

Dy minuta më vonë, Edon Zhegrova shpartalloi mbrojtjen kundërshtare, duke realizuar një gol brilant nga jashtë zona.

Së fundmi, Zhegrova ka reaguar në Instagram, duke shkruar se është i lumtur që shënoi golin e fitores.

“+3. Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën me golin vendimtar”, shkroi ai.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për lojtarin e Dardanëve, gjersa ka edhe tri asistime.

Shpërndaje në: