Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi po bëjnë plane për ta zëvendësuar Ligën e Kampionëve

Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi po bëjnë plane për ta zëvendësuar Ligën e Kampionëve

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë ‘kontaktuar me më shumë se 50 klube’ në një përpjekje për të nisur një kompeticion të ri evropian për klube për të zëvendësuar Ligën e Kampionëve.

Mbështetësit e Superligës Evropiane po planifikojnë të krijojnë një turne me 60-80 ekipe që do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve,shkruan The Telegraph, përcjellë Periskopi.

Projekti do të përfshijë një garë shumë më të madhe prej 60-80 skuadrash pa anëtarë të përhershëm dhe një minimum prej 14 ndeshjesh në sezon.

Është një shtysë e re pasi Reali, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të luftojnë me UEFA-n, pasi kanë parë kolapsin e propozuar të Superligës Evropiane dy vjet më parë.

Shpërndaje në: