Real Madrid fiton Kupën e Botës për klube (Video)

Real Madrid fiton Kupën e Botës për klube (Video)

Kampionët e Evropës kanë mposhtur në finale skuadrën japoneze Kashima 4-2, vetëm pas kohë shtesë.

Ndeshja filloi me një dominim nga kampionët e Evropës, Real Madrid, përcjell Telegrafi.com

Vetëm pas nëntë minutash lojë, spanjollët arritën të shënonin edhe golin e parë në ndeshje.

Një goditje e fuqishme nga Luka Modric nuk arriti të ndalej mirë nga portieri japonez i cili devijoi topin deri te Benzema që shënoi me lehtësi për 1-0.

benzi

‘Los Blancos’, tentonin të shënonin golin e dytë për por një gjëje të tillë nuk ia arritën në pjesën e parë.

Përderisa Reali nuk arriti të shënoi më, ishin vendasit që barazuan rezultatin në minutën e 44-të, nëpërmjet mesfushorit Gaku Shibasaki.Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kashima arriti ta shënoi golin e epërsisë së parë në këtë takim.

Ishte përsëri reprezentuesi japonez, Gaku Shibasaki që shënoi një gol të bukur pas një aksioni të mirë.

Por epërsia e vendasve nuk zgjatë më shumë se tetë minuta, pasi Real Madridi arriti të barazoi nga penalltia.

Talenti spanjoll Lucas Vasquez u ndalua në zonë nga Yamamoto dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo që barazoi shifrat në 2-2.

15592218_10211399322404928_1071523547_n

Në minutën e 88-të, Fabricio i vendasve kishte një rast të artë shënimi, kur goditi bukur por Keylor Navas shpëtoi Real Madridin.

Kësisoj 90 minutat e kësaj finale përfunduan në barazim dhe ndeshje shkoi në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta.

Me të filluar loja e shtesë, Cristiano Ronaldo arriti të shënoi golin e epërsisë për 3-2 pas një asistimi nga Karim Benzema në minutën e 98-të.

Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, ‘Los Blancos’, shënuan edhe njëherë me portugezin Ronaldo që kompletoi het-trikun e tij.

ronaldooo

Ky trofe ishte i dyti për Real Madridin, pasi të parin e kishte fituar dy vite më parë pasi mposhti në finale skuadrën argjentinase San Lorenzo.

https://youtu.be/MYoXNVEHQYk

Shpërndaje në: