Real Madrid ia ka frikën Arsenal, këto janë statistikat e topçinjëve

Real Madrid ia ka frikën Arsenal, këto janë statistikat e topçinjëve

Thibaut Courtois e pranon se Real Madrid është i shqetësuar për ndeshjen ndaj Arsenal. 

Thibaut Courtois ka zbuluar se Real Madridi është në dijeni për paraqitjen e mirë të Arsenalit në fazën e grupeve dhe janë të përgatitur për sfidën me ta, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Kampionët në fuqi të Evropës hyjnë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën në Emirates pas humbjes 2-1 në shtëpi nga Valencia në La Liga që i la katër pikë prapa liderit Barcelona. Një paraqitje e dobët në mbrojtje bëri që Madridi të pësojë golin e tyre të 10-të nga një goditje nga këndi këtë sezon.

Arsenali ka fituar një reputacion në të gjithë Evropën pasi ka shënuar plot 30 herë nga fillimi i fazës së grupeve dhe ish-portieri i Chelseat është i vetëdijshëm se duhet të jetë gati për sfidën.

“Ne e dimë se si duhet të mbrohemi kundër tyre. Ne jemi gati ta bëjmë këtë, besojmë se ajo që kemi përgatitur do të funksionojë mirë për ne”, tha Courtois. /Periskopi/

Shpërndaje në: