Real Madridi arrin një marrëveshje të mrekullueshme me vlerë 300 milionë euro në vit

Real Madridi arrin një marrëveshje të mrekullueshme me vlerë 300 milionë euro në vit

Real Madridi humbi mbrëmë El Clasicon, duke regjistruar humbjen e pestë në gjashtë përballjet e fundit me Barcelonën.

Megjithatë, përveç shpërblimeve financiare të fituara vetëm për performancën në finale, klubi madrilen ka arsye për kënaqësi, falë një marrëveshjeje të madhe sponsorizimi që po finalizohet.

Sipas Jose Felix Diaz, drejtor i AS të Madridit, Reali është duke përfunduar një nga marrëveshjet financiare më ambicioze në historinë e Klubit Mbretëror, që përfshin rinovimin e kontratave kryesore të sponsorizimit me Fly Emirates, Adidas dhe HP.

Masa më urgjente është rinovimi i kontratës me Fly Emirates, sponsori kryesor i ekipeve të para të futbollit dhe basketbollit të Realit. Kontrata aktuale skadon më 30 qershor, dhe linja ajrore aktualisht paguan midis 70 dhe 80 milionë euro në sezon për të shfaqur logon në pjesën e përparme të fanellës. Me kontratën e re, kjo shifër pritet të kalojë për herë të parë 100 milionë euro në vit, duke e vendosur Realin në krye të sponsorizimit sportiv.

Edhe Adidas do të rrisë tarifat, duke paguar rreth 120 milionë euro në sezon për të veshur fanellat e ekipit, ndërsa HP, e cila ka logo në mëngët e fanellave, pritet të rrisë pjesëmarrjen e saj në sponsorizim me ciklin e ri të kontratës.

Kur të mblidhen të gjitha këto, Reali pritet të arrijë shifrën e jashtëzakonshme prej 300 milionë eurosh në sezon vetëm nga të ardhurat nga fanellat dhe reklamimi raporton Telegrafi, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: